X

Organizim i ri në PS, Rama merr drejtimin e qarqeve të veriut

PS ka bërë një ndarje të re në strukturat e saj në 12 qarqet e vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit tē Kryesisë së PS-së. Kryeministri Edi Rama ka marrë vetë në dorë qarqet e veriut të vendit. Rama është në rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër ku deri tani ka pasur emra të tjerë nga PS që kanë koordinuar strukturat e PS.

Po kështu në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Ndërkohë është vendosur që kreu i Kuvendit dhe një nga figurat më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Në takim janë zhvilluar diskutime për organizimin e strukturave të Partisë Socialiste në këto qarqe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Do të paguaj dy shqiptarë dhe do të vras”, gjyshja kërcënon mbesën

Një gjyshe 82 vjeçe në Rimini të Italisë i ka drejtuar mesazhe kërcënuese ndaj mbesës dhe të dashurit të saj,...

Close