X

“Nuk është ndonjë sheik”, Vildane Zeneli flet për herë të parë për lidhjen 4-vjeçare



Vildane Zeneli është një nga modelet më të mira shqiptare, që gjithmonë vjen në qendër të vemendjes së mediave rozë për fotosesionet e zjarrta por edhe për jetën e saj private.

E ftuar në “N’drrimin e natës” në Klan Kosova, Vildane foli për herë të parë për lidhjen e saj 4-vjeçare.

“Nuk kam folur asnjëherë për të dhe s’kam qejf të flas kështu që nuk dua t’ja tregoj emrin. Edhe ai nuk ka qejf t’i përmendet emri. Nuk është ndonjë sheik se e di që shqiptarët ashtu mendojnë. Po nuk fole për të dashurin, shqiptarët menjëherë të bëjnë me 100 gjëra”, – u shpreh Vildane.

Modelja tregoi se ishin 4 vjet në lidhje, por vitin e kaluar u ndanë dhe kanë mbetur shokë.

E pytur se për çfarë është paragjykuar më shumë, modelja është shprehur se paragjykimin më të madh e ka pasur prej fotove me bikini dhe librit të saj me fotografi.

More in LIFESTYLE
“S’ka të bëjë fotoja, ti s’je e bukur”, Aulona Mustës i soset durimi, shpërthen ndaj ndjekësit: O kokëcepsh (FOTO)

Moderatorja, Aulona Musta vjen gjithmonë në qendër të vëmendjes me replikat që bën herë pas here me ndjekësit e saj,...

Close