X

FOTOT: Fermeri grek, djalë i një prifti, e goditi me makinë dhe më pas e përdhunoi në bunker shkencëtaren amerikane (para se ta vriste)

Zhdukja misterioze dhe më pas gjetja e saj në një bunker e vrarë, e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton, ngjalli shumë diskutime dhe hamendësime për motivet e vrasjes dhe autorët e saj.

Por tashmë është zgjidhur gjithçka.

Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis, e cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare.

Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja.

Më pas e ka çuar në një bunker nazist, ku e ka përdhunuar.

Biologia 59-vjeçare ka luftuar me të, pasi i ka ngulur thonjtë, gjë që çoi në identifikimin e 27-vjeçarit, nëpërmjet ADN-së.

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Paraskakis e ka vrarë biologen amerikane, pas përdhunimit.

Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera.

27-vjeçari u zbulua, pasi më parë kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vrarë biologia amerikane, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit.

Kjo e fundit ndodhej në Greqi për një konferencë shkencore.

Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.

 

More in BOTA, LAJME
Kulisat e errëta të shkarkimit të Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

Nisma e deputetëve të rilindjes për të shkarkuar ish-kolegun e tyre Arben Malaj nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë...

Close