X

Filmonte atletet në dhomat e zhveshjes: me ligjin korean, japonezi i arrestuar i ka keq punët

Kapet në flagrancë duke filmuar lojtaret që ndërroheshin në një zonë off limits në pishinën e vaterpolit në Nambi Acquatics Center, një japonez.

37 vjecari është arrestuar nga Polizia e Gwangju. Ka qenë një turist, që ndodhej në afërsi të zonës, që ka lajmëruar policinë, që nuk ka vonuar ta ndalojë personin.

Burrit i është sekuestruar telefoni që përmbante 10 minuta video të regjistruar me në plan të parë trupat e vajzave me kostum banje, kryesish në pjesët më intime.

37 vjecari, që ka mohuar se ka vepruar për qëllimin e ngacmimit seksual, është shoqëruar në aeroport për rikthimin në Japoni por zyra e emigracionit ka bllokuar përjashtimin. Sipas ligjit korean, ky tip dhunimi dënohet me 5 vjet burg ose 25.440 dollarë gjobë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Panik në Krujë, makina merr flakë sapo del nga servisi

Një incident i ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët por edhe vizitorët. Një...

Close