X

“Dilema në vend të huaj apo në Shqipëri”, për çiftin Dardha ka marrë zgjidhje: Jemi shoqëri më e ngushtë

Ermir dhe Elisa Dardha lanë Shqipërinë për të emigruar në Kanada në vitin 2012. Çifti i intelektualëve donte një jetë më të mirë për vajzën e tyre, Eira. Familja Dardha jetoi në Kanada për 6 vite, por la Montrealin dhe u kthye në Tiranë. Por dimri i ftohtë dhe mungesa e jetës sociale, ua bëri të vështirë jetesën atje.

“Ne jemi shoqëri që jetojmë më ngushtë me njeri-tjetrin, dmth jemi më socialë, ndërsa Kanadaja ka territore të mëdha dhe ka distanca të mëdha si fizikisht, ashtu edhe në shoqëri.

Pritshmëritë, duke futur këtu edhe veten, kur ti lëviz nga një vend dhe ke arritur një stad professional, ti kërkon ta mbash atë stad profesional. Por nuk mund ta mbash që vitin e parë, kërkon pak kohë, duhet ti japësh kohë vendit dhe vetes që të përshtatesh profesionalisht dhe ty të duhet të punosh dyfish me veten për të konkuruar një njeri vendas”, u shpreh Ermiri për DW fokus

Ndërsa, Alisa ka studiuar për letërsi dhe gjetja e një vendi pune për të ishte shumë e vështirë në Kanada.

“Dy vitet e para ishin shumë të vështira, sepse je në një vend të huaj, me mijëra kilometra larg, mentalitet tjetër dhe sfida të reja, por gjithsesi je emigrant”, tha Alisa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Basha: Refuzimi i regjimit të Ramës, përgjegjësi e madhe për ne

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Berat nga ku ka përfituar të falënderojë qytetarët...

Close