X

Atentat mafioz/ Vdes ish-futbollisti, breshëri plumbash në drejtim të makinës luksoze

Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Marc Batchelor, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij në Johanesburg.

Policia njoftoi se dy persona të paidentifikuar i bënë pritë me motoçikletë dhe më pas qëlluan me breshëri plumbash mbi ish-futbollistin.

Sipas policisë, Marc vdiq brenda automjetit ndërsa dy personat e maskuar u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan “BBC Sport”.

Policia po heton motivin e vrasjes, ndërsa gjatë atentatit ish-futbollisti po udhëtonte më një kopshtar që mbeti i padëmtuar pasi objektivi i vrasësve ishte Marc Batchelor.

Marc Batchelor luajti për Kaizer Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundoëns në Afrikën e Jugut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Organizim i ri në PS, Rama merr drejtimin e qarqeve të veriut

PS ka bërë një ndarje të re në strukturat e saj në 12 qarqet e vendit. Vendimi është marrë në...

Close