X

Vettingu, vendimi për Gentian Osmanin më 24 korrik

KPA ka përfunduar shqyrtimin e rastit për anëtarin e KLP, Gentian Osmani, ndërsa ka shtyrë seancën për datën 24, ku pritet që palët të japin konkluzionet.

Në seancën e kësaj radhe trupi gjykues pranoi kërkesën e Osmanit, për kryerjen e analizës financiare me provat e reja. Ndërkohë komisioneri publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KLP-së, ndryshoi qëndrim në lidhje me dhurimin e 1.5 mln lekëve të familjes së bashkëshortes së Osmanit, që sipas këtij të fundit janë kontribut të bashkëshortes së tij në familjen e saj para martese. Ndërkohë i ka qëndruar kundërshtive të tjera.

Gjithashtu Kolegji i hodhi poshtë si të pabazuar tre denoncime që janë bërë për Osmanin.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda është i dyti nga anëtarët e KLP pas Antoneta Sevdarit që ka dalë para KPA.

Ndërkohë para KPK ka dalë edhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli. Sipas ILDKPKI, Ylli ka rezultuar pa probleme në deklarimin e pasurisë, por një hetim i bërë nga komisioni ka nxjerrë disa pasaktësi në lidhje me një shtesë të bërë në një apartament në Durrës.

Vendimi për të pritet të jepet në 8 korrik.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Antidroga italiane: Shqipëria, furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë

Shqipëria vazhdoi të ishte furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë në vitin 2018. Po ashtu, shqiptarët përbëjnë përqindjen më të...

Close