X

Rrezik për tjetër shpërthim, policia “blindon” pallatin në Bllok

Vijon paniku në zonën e Bllokut, në Tiranë, përkatësisht në rrugën “Vaso Pasha”, aty ku një shpërthim i fuqishëm gazi lëndoi katër persona.

Gjithsesi, thuhet se ka rrezik për një tjetër shpërthim në pallatin në Bllok, për shkak se ka ende vatra zjarri.

Policia ka “blinduar” pallatin dhe nuk lejon asnjë banor të futet brenda. Madje, i është ndaluar hyrja në pallat edhe çdo personi civil, për shkak se zona nuk paraqet siguri.

Flakët kanë nisur në një argjendari, në të cilën po kryheshin punime me djegie gazi. Ndërkohë që pritet të mbërrijnë ekspertët për të zbuluar shkaqet zyrtare të shpërthimit të gazit. Dyshimet janë që shpërthimi të ketë ndodhur në bodrumin e argjendarisë, ku bëheshin pune.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, Uncategorized
“Propaganda, hetuesia shtylla të regjimit” shënimet e Metës te “Blloku

President i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim profesorin e njohur Isuf Kalo, i cili pak më ditë...

Close