X

Olti Curri nxjerr zbuluar Luanën, tregon se kënga e saj “Yalla Habibi” me Faydee qenka e kopjuar


Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, publikoi dy ditë më parë bashkëpunimin me Faydee, “Yalla Habibi”.

Kjo këngë mori menjëherë famë dhe deri më tani numëron më shumë se dy milion shikime në Youtube. Por sipas gazetarit Olti Curri, ajo është e kopjuar.

Përmes një postimi në Instastory, Olti thotë se Luana dhe Faydee e kanë kopjuar atë nga kënga me të njëjtin titull, “Yallah Habibi” që e këndon Sido, Dj Antoine dhe Me Phoenix.

“Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana ja kopjuan”, shkruan Olti krahas këngës së Luanës.

Kënga e Dj Antoine ka dalë në korrik të vitit 2018, ndërsa spikat ngjashmëria që dy këngët kanë në muzikë dhe në pjesën e refrenit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Me qirinj dhe verë, në një darkë romantike në shtëpinë e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj ndan momente (FOTO)

Prej kohësh përfliten për një romancë. Detaje të shumta kanë treguar se ata janë bashkë, pavarësisht se asnjëri prej tyre...

Close