X

Grabitja në Rinas, shtatë të arrestuarit kërkojnë lirimin nga burgu


Ditën e sotme të arrestuarit e grabitjes në Rinas kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shtatë të arrestuarit kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të butë, si dhe kanë kërkuar që prokuroria t’iu komunikojë rezultatet e hetimeve të dy muajve të fundit.

Seanca ka filluar në 10:30 ndërkohë mësohet se deri më tani nuk është arritur në konkluzione.

Të shtatë personat mbahen në burg, për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ndërsa është shpallur në kërkim Klement Çalja, si një nga organizatorët e grabitjes.

Alkond Bengasi është i vetmi pjesëtar i grupit kriminal që mori pjesë në grabitjen e bujshme në aeroport, që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbulimin e ngjarjes, ndaj të cilit të arrestuarit e tjerë kanë kërkuar më herët ballafaqim.

Bengasi ishte autor i modifikimit të automjetit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Të arrestuarit kërkojnë të mos merren si prova deklaratat e dhëna nga Bengasi, i cili ka dhënë detajet kryesore lidhur me kapjen e personave të përfshirë.

Bengasi është bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë ngjarje, dhe gjithë arrestimet janë mbështetur vetëm në dëshminë e tij.

Ka qenë ish-komandoja Oltjon Veseli ai që ka kërkuar ballafaqimin me Bengasin, i cili zbërtheu grupin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FNSH tek Unaza e re, nis shembja e katër banesave

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat “Shqiponja” dhe Forca e Rendit kanë mbërritur në mëngjes në zonën e Unazës së...

Close