X

FOTO/ Greqia i dorëzon Italisë mafiozin e Camorras, ja për çfarë akuzohet


Greqia i ka dorëzuar policisë italiane një anëtar të Camorras, mafias italiane në Napoli.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Pasquale Diano, i arrestuar në Selanik më 20 qershor.

Ai u ekstradua me avionin “Alitalia”, i cili fluturonte nga Athina në aeroportin “Fiumicino” në Romë.

Diano cilësohet si përkrahës i bosit të Camorras, Paolo Di Lauro. Sipas autoriteteve italiane ai ishte aktiv në pastrimin e parave, kryesisht jashtë Italisë.

Megjithatë, Pasquale Diano, ka mohuar lidhje me bandat ose rrjetet e mafisë napolitane, si dhe akuzat për pastrim të parave të organizatës.

Ai u arrestua në Selanik mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të autoriteteve të ndjekjes penale të Italisë.

Që në momentin e parë ai kishte pranuar edhe kërkesën e italianëve për t’u ekstraduar në vendin e tij, ndërkohë që kishte kërkuar që të lirohej përkohësisht derisa këshilli gjyqësor kompetent të vendoste për çështjen e tij, por kjo nuk u pranua.

Prokurori i Gjykatës së Apelit deklaroi se ai kishte jetuar në Greqi që nga viti 1995 me familjen e tij dhe se gruaja e tij kishte një biznes tekstili dhe veshjesh.

Autoritetet italiane arrestuan në Gjermani një anëtar tjetër të lidhur me familjen e Di Lauro, Anjel Sioori.

More in BOTA, LAJME
Macron sot në Beograd, ja çfarë do të diskutohet

Sot dhe nesër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të qëndrojë në Serbi për një vizitë zyrtare. Siç shkruajnë mediat...

Close