

Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar në News24, se projekti i Rilindjes, me në krye Edi Ramën, është eleminimi i çdo zëri kritik. Sipas Lubonjës, do të varet nga opozita dhe populli shqiptar, nëse ky projekt do të realizohet.
“Forcimi i kapjes së shtetit prej asaj organizate. Eliminimi maksimal i mundshëm shkallë-shkallë i ndoshta të gjitha kundërshtarëve. Kështu e shikoj projektin e rilindësve. A mund të funksionojë ky projekt? Apo është diçka që nuk mund të funksionojë në kushtet ku jemi, në Evropë, me aq kulturë demokratike sa kemi dhe me këtë opozitë që kemi? Kjo varet shumë dhe nga opozita. Varet nga populli shqiptar. Është një lojë e hapur”, tha ai.
Nga opozita, Lubonja kërkon një alternativë bindëse për shqiptarët.
“Ndërtimi i një alternative bindëse për të ardhmen e shqiptarëve që t’i bindë ata është gjëja kryesore. Sigurisht nuk është e lehtë të ndërtosh një alternativë bindëse edhe me fjalë.
Si mundet që opozita të premtojë dhe të ngjallë besim, duket punë e vështirë por nuk duhet hequr dorë dhe këtu bëhet fjalë për një ndryshim të rëndësishëm. Opozita duhet të ndërrojë edhe ideologjinë”, theksoi Lubonja.
Ai tha se e vetmja barrierë institucionale për pengimin e projektit për eliminimin e çdo zëri kundërshtues është Presidentit por se procesi është pothuajse i përfunduar.
“Projekti është eliminimi de fakto i çdo zëri kundërshtues. se deri ku mund të shkojë duhet parë.
E vetmja barrierë institucionale ka ngelur presidenti, drejtësia është kapur, policia e përdorur në mënyrë skandaloze. Ekonomia e tyre. Nuk ka oligark që mendon të punojë me opozitën se opozita s’ka pushtet. mediat gjithnjë e më shumë janë kapur po kapen. Procesi është pothuajse i përfunduar. Ajo që nuk dimë, është se sa të trembur janë shqiptarët si në regjimin e kaluar apo kanë kurajën të veprojnë”, deklaroi Lubonja.
Të ngjashme
VIDEO/ Katër milion euro drogë, arrestohet shqiptari me gomone në Itali
Betonohet “kanali i kuçedrës” në Durrës, lëvizjet e tërmetit hapin gropa në Hamallaj, banorët në alarm: Prandaj ndodhi 26 nëntori (VD)
Bien gurë në rrugën Librazhd-Elbasan, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Aksident në Lezhë, zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari
Pse nuk u përdor dhurata e Bankës Botërore?/ Akuza e fortë: Familja Lala humbi jetën për një autoshkallë
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti/ Artan Shkreli gjen ‘zgjidhjen’: Banorët të pyesin në Bashki, nuk do t’i ndjekim nga pas
A do të ketë përgjegjës pas tërmetit? Artan Shkreli: Nuk di nga ta fillosh
Shemsi Prençi: Në Thumanë levat u morën tek gomisteritë, ekipet e emergjencës nuk kishin as lopata
Lini nje Koment