X

Basha nga Shkodra: Projekt për ndryshimin e jetës së çdo shqiptari



Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh nga Shkodra ku zhvilloi një takim të zgjeruar me strukturat e PD atje, se refuzimi i votimeve të 30 qershorit është përgjegjësi për opozitën. Lideri demokrat tha se PD ka një projekt për ndryshimin e Shqipërisë dhe të jetës së çdo qytetari shqiptar duke çliruar ekonominë siç tha ai nga oligarkët, duke ulur taksat dhe çmimin e naftës e të energjisë.

“Shkodra braktisi në masën 94% farasën e 30 qershorit. Kam ardhur këtu që të shpreh mirënjohjen përpara qytetarëve shkodranë, mbështetësve të PD, të opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe socialistët që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit dhe i përcollën një mesazh kupolës që ka kapur shtetin se ata nuk e ulin kokën.

Për mua dhe PD, refuzimi i Ramës është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi për qytetar shqiptar. Ndryshim që s’mund të vijë me cjalë, por me vepra dhe garanci, ndryshim që vjen me zgjedhje, ndryshim politik për të sjellë modernizimin e ekonomisë së vendit.

T’i japim fund një ekonomie të kapur nga pesë oligarkë, për të ulur taksa

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Goditen rrjetet greko-shqiptare të marijuanës

Policia greke tha se goditi dy rrjete greko-shqiptare që transportonin nga kufiri shqiptar në territorin grek sasi të mëdha marijuane....

Close