X

VIDEO/ Boksieri Florian Marku nuk njeh humbje, tallet me kundërshtarin pasi e hedh knock-out: Më shumë vraponte…


Florian Marku nuk ka të ndalur. Boksieri shqiptar vijon të korr sukses në ring dhe një gjë të tillë e bëri edhe mbrëmjen e sotme ndaj Tommy Broadbent, teksa e hodhi knock-out në raundin e katërt.

Salla e “O2 Arena” ishte e mbushur plot me tifozë, ku natyrisht nuk munguan as flamujt shqiptarë.

Ndërkohë, pas fitores, Marku ka ngarkuar në rrjet momentin kur kundërshtari i tij bie në tokë, Nga ana e tij nuk kanë munguar as thumbimet për rivalin, të cilin e konsideroi si vrapues në ring dhe jo si boksier, ndërsa e përshkruan me fjalët:

“Fitova në raund të 4 me nokaout. Kundërshtari më shumë ka vrapuar se sa ka boksuar. Ne vazhdojmë para me kokën lart i falënderoj të gathë Shqiptarët që ishin të pranishëm te ndeshja. SHIHEMI PRAP MË 20 SHTATOR “-shkruan Marku.

Kjo ishte fitorja e katërt e Markut, të gjitha me knock-out.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Plumba pas shpine, ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në...

Close