X

Tentoi të vidhte banesën e një gruaje, kapet ‘mat’ 60-vjeçari


Policia e Kavajës ka arrestuar një grabitës, i cili ka tentuar të vjedhë një banesë, por u arrestua në duke u larguar me biçikletë.

“U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për tu larguar me biçikletë e shtetasit XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur”, – thotë policia.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vjedhë në banesën e një shtetaseje, arrestohet në flagrancë nga Policia, gjatë tentativës për tu larguar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin: XH. Ç.,56 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të vjedhë banesën shtetases H. K., banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për tu larguar me biçikletë e shtetasit XH. Ç, pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.