X

Taksa e re për naftën, Shehaj fton qytetarët: T’i bashkohemi protestës


Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ditën e hënën protestës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës.

Shehaj në postimin tij në Facebook thekson se qytetarët për rreth 2 orë duhet të marrin pjesë në protestë dhe të fikin automjetet e tyre në rreth-rrotullime apo kryqëzime.

Çmimi i naftës sipas tij duhet të jetë 150 lekë për litër.

Postimi:

Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.

Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t’i shkojnë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.

Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t’a ndalur.

More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Mijëra dokumente të falsifikuara, prangoset shqiptari në Greqi

Një shqiptar 50 vjeçar, është arrestuar nga Policia greke në Ilioupoli për falsifikim dokumentesh, pranimin dhe hedhjen në dorëzim të...

Close