X

Linda Rama merr çmim: Falenderoj Edin, mbështetësin më të zellshëm të grave, jam krenare për ty…

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka marrë një çmim në Londër, në Samitin Ndërkombëtar të Grave. Kujtojmë se dje në fjalën e saj, zonja Linda u tregoi pjesëmarrësve, edhe mendimet e gjithë familjes, për sfidat e gruas në Shqipëri. Ndërsa pas marrjes së çmimit, ajo ka falenderuar veçanërisht kryeministrin, duke thënë se ai është “mbështetësi më i zellshëm i gruas”, jo vetëm sot, por edhe në gjithë detyrat që ka mbajtur.

Ky fakt, që përmend zonja Linda, është i njohur botërisht ndër shqiptarët, se sa shumë respekt ka patur dhe ka kryeministri, Edi Rama për gratë dhe sa i zellshëm ka qenë për t’i mbështetur, në të gjithë funksionet që ka patur.

“Ju falenderoj! Ndihem thellësisht e prekur, e nderuar dhe e privilegjuar që jam këtu me ju sonte. Fenomenale… në fakt e vërtetë, gratë janë fenomenale.

Ky çmim i kushtohet të gjithave, por në veçanti nënave dhe gjysheve të brezit tim. Gra të jashtëzakonshme që kanë bërë sakrifica sublime në dy periudha historike: gjatë diktaturës komuniste dhe tranzicionit shumëvjetor.

Secila prej tyre është fenomenale. Veç të tjerash, dua të bëj një dedikim të veçantë që më buron nga zemra.

Për bashkëshortin tim, zëri më i fuqishëm në promovimin e ekselencës së gruas, mbështetësi më i zellshëm i gruas, si kryebashkiak, si kryetar i partisë politike më të madhe në vend dhe si kryeministër.

Faleminderit Edi, jam shumë krenare për ty!”, tha Linda Rama gjatë marrjes të çmimit.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Taksa e re për naftën, Shehaj fton qytetarët: T’i bashkohemi protestës

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ditën e hënën protestës për të kundërshtuar rritjen e...

Close