X

Izraeli “do të kundërpërgjigjet” nëse sulmohet nga Hezbollahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se shteti i tij do të përgjigjet me “goditje shkatërruese” ushtarake, ndaj çdo sulmi në Izrael të lëvizjes libaneze Hezbollah, që mbështetet nga Irani. “Më lejoni të jem i qartë – nëse Hezbollahu guxon të bëjë gabim duke sulmuar Izraelin, ne do të kundërpërgjigjemi ndaj Libanit me forcë shkatërruese ushtarake”, tha Netanyahu.

Këto komente të kryeministrit izraelit vijnë pasi shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah paralajmëroi Izraelin se mund të “zhduket nga faqja e dheut” nëse ndodhë ndonjë luftë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nasrallah i kishte thënë televizionit Al-Manar se “Izraeli duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë imun ndaj ndonjë lufte në rajon. Irani është i aftë që ta bombardojë Izraelin me egërsi dhe forcë. Kur amerikanët ta kuptojnë se kjo luftë mund ta zhduk Izraelin, ata do ta rikonsiderojnë (luftë)”, ka deklaruar Nasrallah.

Këto deklarata vijnë në kohën e përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit dhe disa vëzhgues kanë shprehur frikën e tyre se kjo mund të çojë në një konflikt të mundshëm të armatosur.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë më 9 korrik se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të sigurisë së Hezbollahut dhe dy anëtarëve të Parlamentit të Libanit, që janë pjesë e Hezbollahut, e të cilët akuzohen se kanë përdorur pozitat e tyre për të mbështetur këtë grup militant “dhe për të forcuar aktivitetet malinje të Iranit”. Kjo është hera e parë që Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj politikanëve të këtij grupi.

SHBA-ja e konsideron lëvizjen Hezbollah organizatë terroriste.

More in BOTA, LAJME
VIDEO/ Akademia dhe Rama, dje dhe sot! Shkollëpaku nuk e ka për gjë të lëpijë çfarë pështyn

Nga Petrit Vasili Akademia dhe Edi Rama, dje dhe sot!! Ndërtesa e Akademisë së Shkencave e njëjta. Akademikët të njëjtët....

Close