X

Ish-ministri: Ja si ndalet shkatërrimi i ekonomisë


Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep zgjidhje për atë që e quan ndaljen e shkatërrimit të ekonomisë dhe hemorragjisë kombëtare.

Sipas Panaritit, ka ardhur koha që ekonomia të jete familjare dhe e individit.
“Te ndalet importi i produkteve të subvencionuara në origjinë, sepse “vrasin” prodhuesin tonë. Vetëm kështu plaga do të zërë, kore dhe të fillojë shërimin”,- thotë ai.

Postimi i plotë:

Si te ndalim shkretetiren ekonomike dhe hemoragjine kombetare? Ka vetem një rruge, ka vetem nje menyre! Ta kthejme ekonomine nga ekonomi e korporatave, ne ekonomi familjare dhe te individit : Si? Kryesisht me nxitjen e biznesit të vogël dhe te mesem.

Me cfare ? Ja disa propozime:

Të mbillet vendi me biznese te vegjel familjare kudo, fushe, koder, mal…Rikthehen, minifermat, stanet, baxhot , pikat e therjes, perpunimit mishit, qumështit, frutave ne fshat kudo, ngado. Ngrihen dhe licencohen me shpejtesi tregjet te vegjel me prodhime te ketyre prodhuesve dhe perpunuesve lokale buze rrugeve dhe nyjeve kryesore te vendit .. Bujtina dhe minirestorante me promovim te forte te origjines dhe traditave kudo, ngado te kombinuar me elemente zbavites dhe rekreative..

Hapet tregu rritet konkurrenca. Asnje takse dhe tatim per pese vite per te rinjte qe hapin dhe regjistrojnë biznes dhe mbeshtetje e tyre me grant per 20% te investimit fillestar . Shteti vendos të bleje vetëm prodhimet e ketij biznesi te vogel, me kontrate, per furnizim te spitaleve, azileve, forcave te armatosura, te rendit etj dhe vetem kur nuk ka prodhim vendi i drejtohet korporatave dhe importit per furnizim .

Subvencione (para te dhuruara) vetem per te vegjelit,ndersa kredi te favorshme me garanci shteterore per te medhejte. Rishikim i marreveshjes se tregetise se lire..

Te zbatojme masat jo tarifore te parashikuar në marreveshje per te ndalur kthimin e vendit ne “kosh plehrash” prodhimesh jashte standardit.

Te ndalet importi i produkteve te subvencionuara ne origjine, sepse “vrasin” prodhuesin tone. Vetëm keshtu plaga do te zere , kore dhe te filloje sherimin!

More in AKTUALITET, LAJME, Magazine
Basha takim me Komitetin Amerikano-Hebraik: Vazhdojmë betejën në këtë orë të errët në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ. Basha u shpreh gjatë takimit...

Close