X

FOTO/ Habit modelja shqiptare: Dua të kem 10 fëmijë


Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA.

Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur “Miss Universe” dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Në një intervistë për “Prive”, modelja ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dinim për të e një prej tyre kishte të bënte me ëndrrën e saj më të madhe.

Adrola u shpreh se dëshiron të ketë 10 fëmijë sepse i do shumë ata dhe tregoi që ka një marrëdhënie shumë të bukur me të birin Troi.

“E kam ëndërr që një ditë kur të jem e stabilizuar, se tani nuk jam më e stabilizuar me jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj t’i kem, dasht Zoti”– është shprehur Adrola.

More in LIFESTYLE
VIDEO/ Nuk mund ti rezistonte dot, Emina Cunmulaj kërcen valle shqiptare në mes të Greqisë

Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Ajo është gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe...

Close