X

FOTO/ Aksidenti në autostradë, Policia jep detaje tronditëse: E reja nuk identifikohet për shkak të dëmtimeve


Në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K., rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pamje kaosi nga Fushë-Kruja, qindra njerëz mbi urë, ja çfarë ka ndodhur

Pamje kaosi në Fushë-Krujë, siç shihet ka një fluks të madh njerëzish mbi një urë këmbësorësh. E gjithë kjo ka...

Close