X

E ndarë nga djali i Jozefina Topallit? Eva Murati tregon arsyen pse nuk flet më për lidhjen e saj

Moderatorja bukuroshe, Eva Murati, është përfolur shpesh kohët e fundit se mund të jetë ndarë nga djali i Jozefina Topallit, Genari, me të cilin ka pasur një histori të gjatë dashurie.

E ftuar në emisionin “Treshat”, moderatorja ka folur për jetën private ku sigurisht është ngacmuar nga moderatorët që të flasë edhe për këtë romancë.

“Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse më përpara përgjigjesha lirshëm në intervista, ndërsa tani që jam pjekur përpiqem ta ngre figurën time publike”, tha Eva, por nuk ngurroi një tjetër pyetje nga Romeo.

‘Do të bëheshe nuse në Shkodër?’, e pyeti dhe Eva u përgjigj: ‘Pse jo?’.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, LIFESTYLE
Rritja e çmimit të naftës, revolta popullore gati. Zbulohet strategjia, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Ndërkohë që taksat sa vijnë e rriten, kjo e hënë pritet të rikthejë bujshëm bashkimin popullor kundër kësaj padrejtësie. Referuar...

Close