X

Mihajlovic i përlot të gjithë në konferecë: Vuaj nga Leucemia, jam mbyllur dy ditë në dhomë!

Sinisa Mihajlovic i ka përlotur të gjithë në konferencën për shtyp, të cilën ai me siguri kurrë nuk kishte menduar se do ta bënte. Trajneri serb i Bolognës ka shpjeguar para të gjithëve se vuan nga sëmundja e leucemisë.

“Më vjen shumë keq që ka pasur disa media që për të shitur 200 kopje më shumë kanë tradhtuar miqësinë me mua, duke thënë gjëra të pavërteta. Gjatë analizave rutinë, më doli diçka e pazakontë. Vuaj nga Leucemia. Ishte një goditje e rëndë për mua kur e mora vesh. Për dy ditë qëndrova i mbyllur në dhomë, duke qarë.

(Përlotet) Nuk janë lot dobësie, e kundërta, nuk ndihem keq, jam gati që të fillojë mjekimet dhe luftën ndaj kësaj sëmundje. Duhet kohë për të shëruar, por mund të shërohet, kjo është e rëndësishme. I shpjegova lojtarëve në konferencën e thirrjeve. Do ta bëj për familjen time dhe për të gjithë njerëzit që më duan”, ka deklaruar Mihajlovic.

More in LAJME, SPORT
Nga jahtet te makinat luksoze, këto janë pushimet e çmendura që bëjnë fëmijët e pasanikëve

Ku po i kaloni këto ditë të nxehta korriku? Është mëse logjike dhe kuptohet lehtë që të rinjtë shqiptarë nuk...

Close