

Në mes të këtij zhegu përvëlues të muajit korrik, befas mbërriti edhe kulmi i rivalitetit të madh, mes dy udhëtarëve të famshëm të rruzullit tonë tokësor, Sokol Balla dhe Blendi Fevziu.
Pak ditë më parë, Sokol Balla, zbarkoi në Brazil, ku përmes një vizite spektakolare, kaloi dymbëdhjetë pikë më lart se rivali i tij, Fevziu, i cili përcillte foto në rrjetet sociale, vetëm me zhytje në fshatrat e jugut të Shqipërisë, duke zbritur në mënyrë dramatike në klasifikim. Sikur të mos mjaftonte kjo, Balla i dha Fevziut edhe një goditje gati knock-out, kur kërceu dhe këndoi bashkë, në plazhin e Copacabanës, nën ritmin e këngës “Rio”, të Ledri Vulës.
Pas publikimit të kësaj video nga shumë media online në Shqipëri dhe sidomos pas botimit të fotografisë së Ballës, me ish futbollistin e famshëm argjentinas, Ramon Diaz, Fevziu nuk e deshi më veten.
Pa u menduar gjatë, ai prenotoi biletat në të njëjtin kontinent, për në Perunë e largët, me qëllimin jo vetëm për t’ju afruar në klasifikim, por edhe për ta kaluar në momentin më të përshtatshëm, Ballën.
Pasi zbriti dhe u shplodh disa orë në kryeqytetin Lima, Fevziu udhëtoi në lartësinë afërsisht 4 mijë metra mbi nivelin e detit, duke shkuar në zemër të njërës prej shtatë mrekullive të botës, Machu Pichu.
Pas këtij veprimi raskapitës, diferenca u ngushtua mjaft, aq sa, për të analizuar, hulumtuar dhe klasifikuar me objektivitet këto udhëtime, u ngrit një Bord ad hoc me mandat dy vjeçar, i cili u mblodh dje dhe përcaktoi klasifikimin real të këtyre dy udhëtarëve të botës. Ky Bord përbëhet nga anëtarët e shoqërisë civile dhe medias, përkatësisht nga:
Remzi Lani – Kryetar Bordi
Iris Luarasi – Anëtare
Albert Rakipi: Anëtar
Pirro Misha: Anëtar
Eni Vasili: Sekretare statistikore (pa pagesë, vetëm 10 mijë lek në muaj për shpenzime administrative)
Kujtim Gjuzi: Sekretar për Marëdhëniet me Parlamentin (me pagesë sipas rregullit)
Blendi Klosi: Gjoja si Ministër i Turizmit
Në përfundim të takimit, përsëri në krye të klasifikimit, por me një diferencë minimale, mbeti Sokol Balla, për shkak të një ekstravagance të rrallë në kërcim dhe pamjes shumë kontemporane, për shkak të tatuazheve, komponentë të cilët Fevziu i ka shumë të vështirë për t’i arritur, edhe pse ka mbërritur çdo gjë në këtë botë, me emisionin “Opinion”.
Në orët e ardhshme, Bordi pret ankimime nga pala e klasifikuar e dyta, pra nga Fevziu. Sapo të mblidhet Bordi, ne do t’ju njoftojmë duke publikuar të gjitha përfundimet e mbledhjes.
PS. Ndiqni më poshtë disa copëza nga udhëtimet respektive të konkurentëve, përfshirë këtu edhe videon epike të Ballës me këngën në formë vallëzimi në Copacabana.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
SOKOL BALLA NË BRAZIL:
View this post on Instagram
BLENDI FEVZIU NË PERU:
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Pas tërmetit të madh, Edi Rama shkul nga themelet dhe tmerron inxhinieren Bozo, e detyron të thotë vetëm po, po, po!
Myslim Murrizi: Franca të kthejë urgjent 100 mijë eurot, që i dhuruam për Katedralen! Turp për dylberin Edi Rama…
Udhëheqësi iku… Obobo, obobo, obobo, si do të rrijë ky vend me tërmet, pa liderin dhe ERTV-në këto 24 orë?!
Urdhër i prerë i avokatit tonë të ditur: Amerika të godasë mafien e ndërtimit në Shqipëri!
VIDEO/ Një qen në Kashar i thotë kryeministrit: Rama ik! Lideri e urdhëron: Pusho!
FOTO-LAJM/ Ra ky tërmet dhe mbarë bota po ndjek nga afër, dashurinë e Edit për Ramën
Unë, shkëlqesia ime Gent Cakaj, bëj konferencë, ku flet vetëm shkëlqesia ime, unë!
Avokati i ditur Ngjela, urdhër SHBA-ve: Ndaloni Ilir Metën! Ka shthurje mendore dhe është ruso-serbo-grek
Lini nje Koment