X

Foto-Video/ Panik në SHBA, vërshim i frikshëm i stuhisë “Barry”

Stuhia e fuqishme “Barry” mund të kthehet në uragan. Kjo është e dhëna më e fundit që ka alarmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Luiziana.

Stuhia ka goditur Gjirin e Meksikës dhe shpejtësia e saj vjen duke u shtuar, çka pritet të prekë tokën si një uragan i kategorisë së parë. Mediet botërore kanë publikuar foto dhe video nga stuhia e tmerrshme, me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.

Deri më tani, raportohet se mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa nuk përjashtohet edhe rreziku i tornadove. Për këtë arsye, mediet raportojnë se ka nisur evakuimi masiv i njerëzve, që rrezikojnë të preken nga uragani.

Shërbimi meteorologjik kombëtar kanë paralajmëruar se përmbytjet nga stuhia përbëjnë një kërcënim të madh: “Koha është e shkurtër dhe nuk premton. Nëse keni diçka për ta përfunduar, bëjeni shpejt pasi përmbytjet do të rrezikojnë jetët njerëzore”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Metës iu bë presion me SMS”! Fuga: Shkenca e marrë peng!

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Skënder Gjinushin si...

Close