X

Dëmtimi lë Strakoshën jashtë fazës përgatitore, Inzagi grumbullon një tjetër portier shqiptar

Thomas Strakosha vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar para disa javësh në finalen e Kupës së Italisë, ndaj Milanit. Portieri kuqezi, ka probleme me tendinën e Akilit dhe e ka të pamundur të stërvitet këto kohë, pasi i duhet që të riaftësohet plotësisht para se të rikthehet në fushën e blertë.

Sakaq, Lacio ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për fazën përgatitore që po zhvillohet në Auronzo di Kadore. Pjesë e listës, ashtu siç pritej nuk është Thomas Strakosha, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë një tjetër portier shqiptar.

Marko Alia është grumbulluar nga Inzagi me ekipin e parë dhe kjo nuk është hera e parë që Alia grumbullohet. Sezonin e kaluar, Alia është grumbulluar disa herë nga trajneri Inzagi ndërkohë që pjesë e ekipit të parë, ka qenë edhe qendërmbrojtësi Serxho Kalaj.

More in LAJME, SPORT
Thaçi i prerë: Kosova, sa më parë pjesë e NATO-s dhe BE-së!

Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ka thënë se Kosova do ta dëshmojë se e meriton...

Close