X

UEFA “fërkon” duart: Ndaj Skënderbeut fitoi sistemi ynë anti-trukim

Nuk ka vonuar dhe qëndrimi zyrtar i UEFA-s, që pas vendimit të sotëm të KAS-it në favor të qeverisë së futbollit dhe kundër Skënderbeut, praktikisht ka vendosur nisjen e një epoke të re në futboll. Nga sot, sistemi i monitorimit të basteve i ngritur nga UEFA dge BFDS, është një matës zyrtar i parregullsive në tregun ilegal të trukimit të ndeshjeve.

Reagimi i UEFA-s

“UEFA mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv për të refuzuar apelin e KS Skënderbut kundër vendimit të 26 prillit 2018 të Komisionit të Apelit të UEFA-s. Njëkohësisht KAS ka konfimuar vendimin e marrë nga organet disiplinore të UEFA-s për të për të përjashtuar KS Skënderbeun në veprimtaritë e UEFA-s për dhjetë vite dhe të gjobisë klubin me 1 milionë euro për shkak të përfshirjes së tij në aktivitet që synojnë kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve.

Ky është një konfirmim i mëtejshëm për besueshmërinë e sistemit të zbulimit të mashtrimeve të UEFA-s (BFDS) në identifikimin e modeleve abnormale të basteve në ndeshjet që luajnë klubet në nivel evropian dhe vendas.

Me këtë vendim, KAS mbështet përpjekjet për të mbrojtur si kampionatet, ashtu edhe veprimtaritë e UEFA-s nga paracaktimi i rezultatit. Gjithashtu tregon besimin që KAS ka në sistemin që UEFA dhe BFDS kanë zhvillur së bashku me Sportradarin, që është një instrument i mëtejshëm në ndihëm për të garantuar integritetin e veprimtarive. Raportet e monitorimit të basteve si ato të ofruara nga Sportradar dhe ofruesit e tjerë, si në rastie specifike Starlizard, konfirmohen si mjete të përshtatshme në luftën kundër ndreqjes së ndeshjeve.

Sistemi BFDS u ngrit në vitin 2009 si përgjigje për kërcënimin në rritje të manipulimit të ndeshjeve si në veprimtaritë e UEFA-s, ashtu dhe në ligat kombëtare. Roli i tij është të monitorojë parregullsitë në lëvizjet e basteve, përpara dhe gjatë ndeshjeve (live) në tregjet kryesore të basteve, duke monitoruar kompanitë më të madhe europiane dhe aziatike.

Monitorimi i tregut të basteve mbulon të gjitha ndeshjet në veprimtaritë e UEFA-s (gati 2000 në sezon) dhe ndeshjet në dy divizionet kryesore dhe kupave të antarëve të UEFA-s (gati 30000 në sezon). Procesi i monitorimit përdor algoritme të sofistikuara dhe modele matematikore për të krahasuar kuotat e llogaritura me ato aktuale të kompanive të basteve për të përcaktuar nëse kuotat, në një minutë ose kohë të caktuar, janë të parregullta”.

More in AKTUALITET, LAJME
Binjakët dhe Bora Zemani harrojnë Jondina Maliqin, vendin e saj e zë Eva Murati, fotoja që postuan

Moderatorja e njohur Eva Murati ka shpërndarë disa foto në rrjetin e saj social Instagram. Fotot janë të shkëputura nga...

Close