X

Prishja e godinës te stadiumi, flet një nga pronarët: Është kapriço e dikujt, sot kam parë tmerr me sy


Engjëll Burimi është njëri prej pronarëve të godinës që u shemb në afërsi të stadiumit të ri”Arena Kombëtare.Burimi   deklaroi për Fax News se vetëm 5 ditë më parë janë lajmëruar për shembjen e saj, gjë për të cilën thotë se në një afat të tillë kohor ishte e pamundur të largoje diçka nga bizneset.

Burimi tha gjithashtu se kanë kërkuar afat shtesë për të bërë të mundur largimin e materialeve por që nuk u është dhënë.

Për sa i përket shpronësimit, Burimi tha se nuk kishte ndonjë pretendim pavarësisht se shumën me të cilën ishte vlerësuar ai e quante qesharake dhe dëmet që janë shkaktuar ndaj tyre janë të mëdha.

Ai bëri edhe një denoncim të fortë kur tha se punonjësit e IKMT-së kishin nisur me eskavator shembjen e godinës ndërkohë që dikush ishte në katin e tretë të saj duke larguar diçka prej aty.

“Jam njëri nga pronarët, jemi 4 pronarë. Jemi njoftuar me shkrim 5 ditë më parë nga IMT-ja dhe normalisht duke marrë parasysh karasteristikat këtij objekti, nuk mund ta lironim, në këtë afat. Për këtë ne kërkuam një shtesë në kohë. Ju e shihni qetësinë tonë dhe nuk na humb llogjika pavarësisht se dëmi është shumë i madh. Nuk ka interes askush ti bëjë dëm një biznesi, deri në ditët e fundit ishte aktiv, ishim 4 pronar me bisneset e veta përkatëse, minimumi të largonim pajisjet dhe të merrnin dokumentat. Është një kapriço në dëm të biznesit. Çfarë të keqje kishte që të na kishin dhënë një kohë për të hequr mundin dhe djersën tonë.

Nuk marrë përgjegjësi të flas në emër të tjerëve, ishim të bindur që do të shtyhej si afat, por sot kam parë një tmerr me sy, njerëzit ishin duke hequr diçka nga godina dhe matrapiku filloi punën gjë e cila mund të shkaktonte tragjedi. Kompania që nuk është lajmëruar dhe që ka zyrat në këtë godinë ka bërë ndërhyrje në fasadën e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”. Për t’u çmuntuar biznesi duhet të jepej kohë, nëse do të ishte emergjencë ndryshon puna, por kjo është një kapriço. Asnjë aktivitet që kishte ambiente në këtë godinë nuk i ka larguar paisjet. Nuk kam asnjë lloj pretendimi lidhur me shpronësimin, pavarësisht kësaj është bërë në një vlerë qesharake duke marrë parasysh zonën në të cilën ndodhet. Kjo zonë ka vlerë 4 mijë euro metri katror dhe ata na shpronësuan me 400 euro, është një çmenduri”, tha Burimi.

den

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rinumërimi i votave të Lezhës, kreu i KQZ: E kthyet në farsë, listat e votuesve qenkan mollë e ndaluar

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të kutive në 11 qendrat e votimit të Bashkisë së Lezhës, nga ku Komisioni Qendror...

Close