X

Prishet godina pranë stadiumit /Biznesmenët tentojnë të futen në ndërtesë: S’kemi marrë njoftim zyrtar, kemi dokumente brenda

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e një godine pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Godina po shembet me fadroma, jo me shpërthim të kontrolluar.

Sipas personave që ushtrojnë aty biznesin nuk ka pasur asnjë njoftim zyrat se godina do të shembej sot.

Po kështu ka pasur një përplasje mes tyre dhe policisë pasi kanë tentuar të futen brenda në godinë. Ata janë shprehur se të paktën të marrin dokumentet që kanë brenda. ”Na lini të marrim dokumentet, kasafortat”, ishte thirrja e një prej përfaqësuesve të bizneseve në këtë godinë. Duhet të themi se brenda godinës ka mobilje dhe orendi pasi nuk janë hequr.