X

Populli është duke mbajtur shënime


Nga Pano Soko

Rama ka një plan të vendosë një taksë të re mbi naftën, që i ka vënë emrin ekzotik “Tarifë”. Dhe këtë do ta bëjë me justifikimin e ndryshimit të procedurës së mbajtjes së rezervës shtetërore. Sepse deri më sot që e mbanim rezervën shtetërore pa paguar qytetari asnjë taksë, kemi qenë gabim. Duhet paguar patjetër! Qafira, donit të shpëtonit ju!

E gjitha kjo historia e rezervës shtetërore,  në thelb është një histori idiote. Është një procedurë ku shteti mban një sasi nafte rezervë, të gatshme për çdo rast bllokade, apo ndërprerje furnizimi nga operatorët privatë. Dmth ngjarje që as kanë ndodhur në këto 30 vite, as nuk pritet të ndodhë ndonjëherë. Se natyrisht, ça bllokade mund të kemi ne, vend anëtar i NATOs, kandidat për BE, një zot e di? (Ahhh nëse Rama ka ndonjë plan ta kthejë këtë vend në diktaturë dhe juridikisht, përveçse faktikisht, atëherë po…është mirë të mendojë që tani si do ta çajë bllokadën, që thoshte atëherë shoku Enver.)

Apo ça bllokimi mund të pësojë tregu? Nëse ndodh që ikën Kastrati, janë gati 20 të tjerë t’ia zënë vendin brenda natës. Madje ata mezi po presin..

Megjithatë, duke qënë se këto janë ca kërkesa specifike të ca konventave ndërkombëtare, vende të ndryshme zgjedhin format me më pak kosto për t’i përmbushur.

Prandaj që t’i bie shkurt, kjo është e gjitha thjesht një histori e të vjedhurit me ligj.

Do bëhet një tender për rreth 300 mijë ton naftë dhe nënprodukte me një vlerë 200-250 milionë Euro.

Njëkohësisht do jepet me koncesion me një pagesë vjetore dhe ruajtja dhe magazinimi i kësaj sasie një kompanie private për 15 vjet ose më shumë.

Për të paguar gjithë këto lekë, Qeveria ka vendosur të vendosë një taksë të re mbi naftën që do t’ia paguajmë ne.

Çmenduri!!!

Do na shkojë çmimi i naftës 200 lek.

Po paguhet një mal me lekë, për një gjë që s’na hyn në punë, ndërkohë që për arsimin dhe për shëndetësinë Qeveria ka parashikuar të ulë fondet në vitet në vijim.

Tani unë e di që sot Rama kontrollon çdo gjë në Parlament. Kam vetëm një gjë për t’ju thënë deputetëve aty brenda dhe e kam fjalën atyre të PS.

Shumë shpejt do të ndryshohet sistemi i përfaqësimit politik. Pra Kodi elektoral, ligji për partitë politike dhe ligji për referendumet. Është ngjarje e sigurtë! E duan të gjithë. Dhe do jeni ju që do ta votoni. Ca me dëshirë, e ca jo. Pak a shumë siç votuat Reformën në Drejtësi!

Që nga zgjedhjet e radhës nuk do jetë më Rama që do t’ju vendosë nëpër lista të mbyllura, sipas shërbimit që i keni kryer, por do të jeni subjekt i zgjedhjes nga populli vetë.

Pra lista do të jetë e hapur dhe ju do zgjidheni ose jo, nga vullneti i njerëzve.  Dhe përzgjedhjet e kandidaturave do të bëhen jo nga kryetari, por nga anëtarët e partisë.

Pra Rama s’do t’ju bëjë dot gjë, as për t’ju ndihmuar, as për t’ju penguar që të zgjidheni deputet prapë.

Thënë kjo, kur të vijë në parlament ky projekt-ligj për t’u votuar, mendoni këtë gjë. Njerëzit, pas ndryshimit të kodit, nuk do shohin më Ramën, por do t’i kenë gjithë sytë nga ju. Sepse kur të kenë mundësinë e zgjedhjes, do duan të dinë kë të zgjedhin. Është mirë që të zgjidhni çfarë do bëni. Do t’i shkoni pas varkës së Kryetarit, apo do ta braktisni atë në çmendurinë e tij dhe do tregoni që keni integritet?

Populli është duke mbajtur shënime!

More in BLOG
Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Angela Merkel dridhet - i gjithë vendi është i shqetësuar. Të enjten kancelarja qendroi ulur gjatë një pritjeje shtetërore. Të...

Close