X

Panariti: Rrezikojmë skenarin grek. Rritja e çmimit të naftës paralizon ekonominë

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bledian Koka, ish-ministri i Bujqësisë, Prof. Edmond Panariti ka komentuar raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në raportin vjetor për klimën e investimeve në vend, DASH e etiketonte Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Ballkan dhe Europë dhe si jotërheqës për investitorët e huaj.

Sipas Panaritit, ky është raporti më i rëndë i dalë ndonjëherë nga Departamenti i Shtetit.

“Është raporti më i rëndë pasi fillon me frazën “vendi më i korruptuar”. Skemat e PPP unë i konsideroj piramidat e reja, që qëndrojnë poshtë nën dhe dhe që do të kenë efekte edhe më pas në ekonominë e vendit. Do të jetë një barrë edhe për qeverinë e ardhshme. Ne rrezikojmë edhe skenarin grek. Kur të llogariten edhe këto borxhe, borxhi real i Shqipërisë do të jetë shumë i rëndë”, u shpreh Panariti.

Më tej, ish ministri Panariti komentoi edhe nismën e qeverisë për rritjen e çmimit të naftës në vend.

“Nafta është kontribuuese në ekonominë e vendit. Tani i bie që ekonomia të paralizohet. Prodhimi vendas i bie të mos ketë asnjë shans konkurrence në tregun e lirë. Nafta ze zërin kryesor në koston përfundimtare të produktit”, u shpreh Panariti.

More in AKTUALITET, LAJME
Erkan Petekkaya vjen në Prishtinë

Aktori turk shumë i dashur për publikun prej rolit të Xhihanit në serialin “Fate të kryqëzuara”, Erkan Petekkaya ndodhet në...

Close