X

Operacioni/ Hetimi Doganor sekuestron 2500 koli me cigare në Doganën e Durrësit

Një operacion i Hetimit doganor ka vënë në sekuestro ditën e sotme në Durrës, afro 2500 koli cigaresh të cilat po transportoheshin kontrabandë.

Sekuestrimi u bë në bashkëpunim midis Drejtorisë së Hetimit Doganor pranë Departamentin Operativo Hetimor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, e cila i sekuestroi kolitë në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kontenierëve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000 paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës.

More in AKTUALITET, LAJME
Raporti i DASH/ Xhepa: Nëse nuk veprohet, efektet në ekonomi shumë negative dhe afatgjata

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi ditën e djeshme raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019. Në pjesën...

Close