X

Nuk e dekretoi, Gjinushi zbulon SMS-në që i ka dërguar Metës: S’e prisja vendimin e sotëm, është dramatik

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në “Repolitix” tregoi bisedat me presidentin Ilir Meta.

Sipas Gjinushit, ai nuk ka pasur asnjë dijeni lidhur me mosdekretimin e tij nga presidenti Meta pasi kishte folur me të më parë duke e paralajmëruar që të mos e bënte.

“I kam dhënë mos e ço baltën e politikës tek Akademia e Shkencave. Ia kam çuar edhe për mesazhe. E kisha të papritur vendimmarrjen e sotme. Ky është një veprim dramatik, jo për mua por shtetin ligjor. Emërimi është formal. Ia kam thënë Metës, që Kushtetutën e kemi shkruar vetë” tha ai.

Presidenti Ilir Meta nuk e emëroi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave. Me anë të një dekreti presidencial, presidenti zbulon se Gjinushi ishte kryetar Partie kur u zgjodh në krye të ASH.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vasili-maxhorancës: Pse nuk e shkarkoni dot presidentin

Ish-kreu i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një pjesë të deklaratës së tij teksa...

Close