X

Ndocaj përfitoi vetëm një votë, reagon Ndreu: Ishte një gabim njerëzor, zgjedhjet një model


Pas rinumërimit të votave në KQZ për bashkinë e Lezhës pas ankimimit të Eduard Ndocajt se kishte më shumë vota sesa votues, ka reaguar edhe Pjerin Ndreu. Ai është shprehur se ishte vetëm një gabim njerëzor ajo e votës së Eduard Ndocajt.

“AS EDHE NJE VOTE ME TEPER. Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje. Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt  . Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper. Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA. Proçesi i Lezhes ishte model. Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre”, shkruan Ndreu.”, shprehet ai.

Ditën e sotme KQZ ka hapur kutitë e votimi të 11 qendrave në Bashkinë Lezhë. Nga KQZ u konstatua se vetëm një votë i ishte hequr gabimisht Eduard Ndocajt dhe ia ishte vendosur Pjerin Ndreut. KQZ theksoi nuk ka asnjë lloj shkelje tjetër.

More in AKTUALITET, LAJME
Deputetët socialistë kërkesë Markut: Gjej prokurorët që nxorrën përgjimet e Durrësit dhe Dibrës

Deputetët socialistë i kanë kërkuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku të marrë masa për prokurorët që nxjerrin sekretin...

Close