X

Merkel në Paris me rastin e festës kombëtare franceze

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të udhëtojë për në Paris të shtunën për t’ju bashkuar festimeve të ditës kombëtare të Francës.

Ajo do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me të ftuarit e tjerë në paradën tradicionale ushtarake që zhvillohet gjatë Ditës së Bastijës në bulevardin Champs-Elysees.

Tema kryesore e festimeve të këtij viti është bashkëpunimi europian. Presidenti i Francës ka ftuar në paradë forca nga Iniciativa Europiane për Ndërhyrje, një projekt i miratuar vitin e kaluar nga Franca, Gjermania dhe tetë vende të tjera të BE-së për të mundësuar një reagim të shpejtë ushtarak në rast krize.

More in BOTA, LAJME
Nuk e dekretoi, Gjinushi zbulon SMS-në që i ka dërguar Metës: S’e prisja vendimin e sotëm, është dramatik

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në “Repolitix” tregoi bisedat me presidentin Ilir Meta. Sipas...

Close