X

“Kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”, Lefter Maliqi: Zgjedhje të parakohshme, palët të ulen me presidentin


Deputeti i opozites se re ne Kuvendin e Shqiperise, Lefter Maliqi duke theksuar sot se situata ne vend eshte alarmante, me gjithe institucionet te kapura dhe me nje vend qe po shkon ne diktature ka bere thirrje per palet politike te ulen me Presidentin dhe ta cojne vendin ne zgjedhje te parakohshme.

Ne nje deklarate per mediat nga Kryesia e Kuvendit, Maliqi ka kujtuar nje shprehje te Viktor Hygose, “Kur qeverisin maskarenjtë fitojnë horrat”, duke numeruar gjithe problematikat e medha me te cilat perballet vendi, politike dhe ekonomike.

“Kemi mbi 6 vjet që jemi mbrapa sa i përket krimit, korrupsionit, kapjes nga oligarkët dhe mafia. Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike dhe ekonomike, emigrimi është masiv. I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndërombëtar, të mbajnë anën e popullit, të ulen palët, bashkë me presidentin e republikës për ta çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të parakohshme.”, tha Lefter Maliqi.

Sipas tij, “te gjitha institucionet jane te kapura, parlamenti eshte bere qesharak, aq sa me bjen turp te dal e te me thone ky eshte deputet, dhe së fundi synon të kapet edhe presidenca”.

More in AKTUALITET, LAJME
Përfundon numërimi i votave për Lezhën, Ndocaj përfiton votën e humbur, i ishte dhënë Ndreut

Vetëm pak minuta ka zgjatur rinumërimi i votave për 11 kutitë e qarkut të Lezhës për kryetarin e Bashkisë. Mësohet...

Close