X

Goditet një grup trafiku droge në Greqi, pesë shqiptarë në pranga

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi dukë arrestuar gjashtë persona, pesë prej tyre shqiptarë.

Sipas informacionit zyrtar nga policia helene, operacioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, Athinë. Policia ka sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6245 eurosh, 400 lek shqiptare, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë.

Policia greke thotë se ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro. Gjatë operacionit janë arrestuar një grek 37 vjeç dhe pesë shqiptarë nga 27 deri në 44 vjeç.

More in AKTUALITET, LAJME
Shokuese! Maqedonasi blen nusen 15-vjeçare për 1600 euro

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Penale në Shkup të Maqedonisë Veriore, ka...

Close