X

Foto me dron, çfarë la pas katastrofa natyrore në Greqi


Gadishulli i bukur i Halkidikit në Greqinë e veriut, i njohur si një ndër destinacionet më të preferuar edhe për shqiptarët, u shkatërrua dy ditë më parë nga stuhia që përfshiu vendin fqinj.

Mediet greke kanë publikuar sot pamje të reja me dron, që tregon pasojat e rënda të katastrofës natyrore. Gjithçka ka ndodhur në vetëm pak minuta dhe gadishulli është shkatërruar, duke lënë pas edhe shtatë viktima e mbi 100 të plagosur.

Stuhia e fuqishme me erëra të forta dhe shi krijoi panik të madh në gjithë vendin e mbushur nga turistët. Më poshtë, po ju sjellim pamjet me dron të asaj që mbeti nga stuhia e tmerrshme.

More in BALLKAN
Intervista e parë për BBC, kryeministri grek: S’kam shkop magjik, por ju siguroj se do kemi rritje ekonomike

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë intervistën e parë televizive për BBC. Përkundër premtimeve të fushatës, ai...

Close