X

Flet italiania që e dehur aksidentoi për vdekje dy shqiptarët

Mbrëmjen e 30 qershorit, 30-vjeçarja italiane Irina Vetere do t’u merrte jetën në një aksident automobilistik dy të rinjve shqiptarë. Ajo po i jepte makinës për tu kthyer në shtëpi në gjendje të dehur në momentin kur përplasi për vdekje 20-vjeçarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja. Niveli i alkoolit në gjak ishte 5 herë më i lartë se norma.

Pas ngjarjes tragjike ajo u shtrua në spital për shkak të plagëve që kishte marrë. Në 4 korrik u dërgua në burg nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në aksident. Ajo ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen nga burgu i grave në Modena ku qëndron prej ditësh.

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve. Nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë” – duke qarë.

Avokati i saj mbrojtës gjithashtu ka shprehur për median gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet 30-vjeçarja e lindur në Rusi me profesion mjeke, duke thënë se nuk mendon për asgjë tjetër përveçse aksidentit që shkaktoi vdekjen e dy të rinjve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Merkel në Paris me rastin e festës kombëtare franceze

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të udhëtojë për në Paris të shtunën për t’ju bashkuar festimeve të ditës kombëtare...

Close