X

“Denar By*a”, Ndocaj i revoltuar pas hapjes së kutive: S’e pranoj këtë tallje të mjeranëve të KQZ-së


Eduart Ndocaj ka reaguar mjaft ashpër pas hapjes së kutive. Në një video të publikuar në faqen e ti në Facebook, Ndocaj shprehet se nuk e pranon këtë tallje që i ka bërë KQZ-ja pasi kjo hapja e kutive ishte  gjitha një fasadë sipas tij.

Ndocaj vijon më tej teksa i quan mjeranë anëtarët e KQZ-së.

“Tallen me ankimuesit, siç bën edheDeanr Bba që thotë se ankimuesit janë injorantë. Një qumështor i veshur me kollare thotë që ankimuesit janë budallenj.

Ndërsa në vendin tonë është bërë nami. Në shumë zona janë ndërruar kutitë fare, në Shën Koll kam dalë pas ansjë votë.

Biba e quan fakir ankimuesin, ky rriqna në tulin e by*ës time. Në 10 kuti u gjetën 2 kuti të manipuluara. Po në 200 kuti çfarë ka ndodhur zoti B*tha? Sepse ti s’je zoti Biba, por je tamam By*a.

Ramën që ti e quan shef unë e quaj bandit. Ti je një mjeran, një bastard. Nuk e pranoj absolutisht këtë fasadë të KQZ-së, këtë tallje me atë mjeranë që keni aty  që paguhen me taksat tonë.

Kemi kërkuar rinumërimin, rivotimin. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo Ndocaj, rëndësi ka të shkojë në vend votat e shqiptarëve. Ka mijëra njerëz që kanë deklaruar se kanë votuar për Nodcaj por nuk gjenden këto vota,”– dëgjohet teksa thotë Ndocaj më tej.

Eduart Ndocaj ankimoi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kutitë u hapën. Pas numërimit, KQZ-ja doli në përfundimin e vetëm një votë ishte numëruar gabimisht për Ndreun ndërkohë që i përkishte Ndocaj.