X

Çfarë po hamë/ Pjepri me substanca kancerogjene? AKU del me sqarim


Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU) reagon me deklarate zyrtare pas shqetesimit te madh lidhur me nivelin e nitrateve te gjetura ne pjeper apo edhe sharqi ne tregun tone, denoncuar se fundi ne disa kronika televizive ne TvKlan. 

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se nuk ka vend për alarm. Gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër)”- njofton AKU.

Lidhur me te dhenat e asaj qe tregon aparati “GREEN TEST”, AKU sqaron se “Aparati nuk është i destinuar për efekt kontrolli zyrtar për vetë specifikën që paraqet, jo në përputhshmëri me metodën standarte ISO të unifikuar dhe validuar”.

DEKRATA E PLOTE 

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU) është vënë në dijeni të kronikës dhe informacionit të përcjellë nëpërmjet televizionit TV Klan për sa lidhet me nivelin e nitrateve tek pjepri (sipas linkut: https://tvklan.al/skandal-me-nivelin-e-nitratit-tek-pjepri/), për të cilën kishte dhënë më parë dhe sqarime zyrtare të kërkesës për informacion të kësaj media drejtuar AKU.

AKU sqaron se çështja që sillet sot nga TV Klan në vëmendjen e konsumatorëve është trajtuar edhe më parë, megjithatë AKU mirëpret dhe vlerëson kontributin e mediave për denoncimin e rasteve të besueshme të abuzimit me sigurinë ushqimore, kudo ku ato konstatohen, pasi siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë. Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për abuzim/manipulim apo spekullim në komunikimin publik duke krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit informon se nuk ka vend për alarm. Gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër).

AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciot apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cënojnë sigurinë ushqimore, por rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim. Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruatjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje.

Interesi i aktorëve të ndryshëm të shoqërisë për të promovuar përdorimin e pajisjes “Green Test” dhe insistimi i tyre pranë AKU ka qënë i hershëm. Para një viti, AKU ka sqaruar se bazuar në të dhënat që jep vetë firma prodhuese për këte pajisje, ky aparat nuk është i destinuar për përdorim në laborator, por për përdorim individual privat. Në referencat dhe materialet promovuese të saj, firma prodhuese nuk përmend ndonjë laborator ose trup zyrtare inspektuese në ndonjë vend të botës që përdor këtë aparat për matjen e sasisë së nitrateve në produktet ushqimore, konkretisht pjepër.

Aparati nuk është i destinuar për efekt kontrolli zyrtar për vetë specifikën që paraqet, jo në përputhshmëri me metodën standarte ISO të unifikuar dhe validuar.

Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi (Udhëzim 19 datë 17.11.2010 “Për metodat e marrjes së mostrave dhe analizimit për kontrollin zyrtar të nivelit të nitrateve në produktet ushqimore” dhe Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”). Sqarojmë se Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 është i përafruar me Rregulloren e Komisionit Europian Nr.1881/2006 të 19 Dhjetorit 2006 për përcaktimin e niveleve maksimale për kontaminues të caktuar në produktet ushqimore, në të cilën nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër.

More in AKTUALITET, LAJME
Prishet godina pranë stadiumit /Biznesmenët tentojnë të futen në ndërtesë: S’kemi marrë njoftim zyrtar, kemi dokumente brenda

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e një godine pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Godina po shembet me...

Close