X

Berisha nxjerr SMS-të: Si u manipulua vota e emigrantëve në 30 qershor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar SMS-në e një qytetareje që thotë se jeton në Itali dhe kushërinjtë e saj në Shqipëri i kanë kërkuar të dhënat personale në mënyrë që të votonin në vend të saj në 30 qershor.

“Jam emigrante në Itali. Një kushëri i imi më nis një mesazh me whatsapp dhe më thotë që mi nis pasaportën dhe kartën e identitetit për të votuar” – thuhet në mesazhin e qytetares. Ajo ka publikuar edhe SMS-në që sipas saj vjen nga Shqipëria.

“Selma jam Beni. Po mujte se jam në komision në qendër të votimit. Më dërgo një uatcap numrin e kartës me gjithë hallën të regjistroj të votosh. Të fala Beni” – thuhej në SMS-në që publikon emigrantja.

Në postimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se këto janë “aspekte te farsës moniste të 30 qershorit te monstrës se pluralizmit Edvin Kristaq Mafia!”.

More in AKTUALITET, LAJME
Flet italiania që e dehur aksidentoi për vdekje dy shqiptarët

Mbrëmjen e 30 qershorit, 30-vjeçarja italiane Irina Vetere do t’u merrte jetën në një aksident automobilistik dy të rinjve shqiptarë....

Close