X

VIDEO/ Takohen në Sllovaki, ultrasit polak përleshën me ata bullgarë


Ditën e djeshme në Sllovaki ka ndodhur një incident mes ultrasve bullgarë të Levski Sofie dhe atyre polak të Krakovias.

Të dy tifozeritë, kanë udhëtuar drejt Sllovakisë për të përkrahur skuadrat e tyre, të cilat në fakt nuk luajnë ndaj njëra-tjetrës.

Por, të dyja kanë përballë skuadra sllovake. Kështu, të dy grupet janë përballur në rrugët e qytetit sllovak, ndërsa kanë filluar përplasjet mes tyre.

Nga videot e regjistruara duken të dyja palët teksa sulmojnë ndaj njëra-tjetrës me karrige dhe sende të tjera të forta.

Sipas, raportimeve në përleshje kanë marrë pjesë më shumë se 100 ultras, ndërsa 20 prej tyre janë arrestuar.

Në këtë mënyrë, rrugët e Sllovakisë u shndërruan për disa momente në arenë përleshje, mes ultrasve të Levski Sofies dhe atyre polak të Krakovias.

More in LAJME, SPORT
KPK e quan “joprofesional” për çështjen ‘Shullazi’, por e konfirmoi në detyrë prokurorin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshikulloi largimin e prokurorit Ened Nakuçi pa lajmëruar eprorët nga çështja kundër Emiljano Shullazit, por...

Close