X

Socialistët duan ta shkarkojnë, Meta i bën karshillik Ramës. Shfaqet me Gramoz Ruçin para Leyla Moses-Ones (FOTO)

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve.

Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndjekin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-së.

Në këto foto që Shqiptarja.com sjell në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA-së është duke folur e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë. Në fakt, Meta, akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur pikërisht parimet kushtetuese të vendit, duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit me një dekret që shfuqizoi dekretin e tij të parë, atë të 30 qershorit. Një akt që nuk u konsiderua nga mazhoranca për sakohë nuk solli pasoja në procesin zgjedhor, i cili u mbajt në datën e parë të dekretuar nga Meta.


Të pranishëm në këtë ceremoni në rezidencën e ambasadës së SHBA janë personalitete nga politika, media arti e kultura.

Dita e Pavarësisë së SHBA u shënua të enjten e 4 korrikut, por ambasada në Tiranë, vendosi ta kremtojë ditën e sotme. /Shqiptarja.com/

More in AKTUALITET, LAJME
I pasionuar pas purove dhe mjeteve ushtarake, kush është shefi i Cërrikut që u pezullua për armët e bandave në Elbasan? (Foto)

Pas akuzave se ka publikuar foton e armëve nga operacioni i Elbasanit, i kryer më 1 korrik mësohet se shefi...

Close