X

Sekuestrohen një mijë rrënjë kanabis dhe armë, prangosen tre persona në Bulqizë


Një mijë rrënjë kanabis janë sekuestruar në Bulqizë nga Policia.

Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin kultivuar kanabisin me kubikë.

Droga ishte kultivuar në fshatin Ballaj të Martaneshit dhe tre personat e arrestuar kishin më shumë se një muaj që merreshin me bimët narkotike.

Kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar. Gjithashtu Policia ka zbuluar edhe një kallashnikov.

Kanabisi dyshohet se ishte çuar nga Tirana në Martanesh dhe ishte përgatitur për tu kultivuar në një zonë të pyllëzuar.

Policia vuri në pranga A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

More in AKTUALITET, LAJME
Foto/ Makina e ambasadës ruse që u aksidentua në Librazhd

Një makinë e ambasadës ruse në Tiranë u përfshi mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Në...

Close