X

Postoi foto me tifozët e Celtic, Presidenti Meta tërheq vëmendjen e “The Sun”


Fotoja me fanellën e Celtic FC e postuar mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në profilet e tij në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Prestigjiozja “The Sun” ia kushtuar një artikull të zgjeruar postimit të Metës, që shoqërohej edhe me videon e një goli të Rudi Vatës me Celtic, duke theksuar afeksionin e tij të veçantë me tifozët skocezë, sidomos që pas takimit të bujshëm në rrugët e Sarajevës dy ditë më parë.

“Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka postuar një foto të tijën me fanellën e Celtic dhe ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e një goli të Rudi Vatës në derbin ndaj Rangers.

Politikani i njohur shqiptar u shfaq duke festuar me tifozët skocezë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, në fillim të javës pak para ndeshjes së vlefshme për turin kualifikues të Champions League”, shkruan “The Sun”, që thekson se afeksioni i papritur i kreut të shtetit shqiptar për klubin e famshëm skocez zor se do të venitet shpejt.

Tabolidi britanik nënvizon se fanella me të cilën pozon Presidenti Meta është një dhuratë e ish-yllit të Celtic dhe ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata.

Në postimin e tij, Meta shkruan: “Mirëmëngjes! Kjo foto sot u dedikohet të gjithë tifozëve të jashtëzakonshëm të Celtic FC anë e mbanë botës. Kjo bluzë është dhuratë nga miku im Rudi Vata. Pas takimit në Sarajevë besoj në: ‘Once you’re a Celt you’re always a Celt … Hail Hail”.

President Meta ka shpërndarë edhe videon e golit të famshëm të Vatës në fitoren 3-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, Glasgou Rangers në vitin 1995.

“Ju uroj tifozëve të Celtic FC vetëm fitore dhe ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj!”, shkruhet në postimin e Metës, që siç raporton edhe “The Sun” ka marrë menjëherë komente pozitive nga tifozët skocezë të Celtic, që kanë shkruar në profilin e kreut të shtetit shqiptar ndër të tjera:

“Mirëseerdhët në familje zoti President!”, “E adhurueshme, ju shkon shumë brohoritjet tona Hail hail!” apo edhe “Brilante”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
“Rama i lutet Vuçiçit për takim të fshehtë me Macron”, Berisha publikon mesazhet

Pas publikimit të bisedës së përgjuar të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me dy komikët rusë, të cilëve...

Close