X

Plumb në zarf, kërcënohet sërish Salvini: Kam marrë mbi 100 kërcënime me vdekje


Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, kërcënohet përsëri nga persona ende të paidentifikuar.

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ishte adresuar ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postar të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t’u analizuar nga policia.

“Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër”, ka komentuar ministri Salvini.

“Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majtë, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,”-ka deklaruar ai.

Pak muaj më parë një tjetër zarf me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë i është adresuar ministrit Salvini.

Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese.

More in BOTA, LAJME
Basha bën lëvizjen e radhës, takimi që do të zhvillojë nesër në selinë blu

Mësohet se sot kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë dhe kryebashkiakët e PD. Burime bëjnë me dije...

Close