X

Paketa anti-shpifje/ Sejamini: Rama synon t’u mbyllë gojën kritikëve, ka mentalitet nazist

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua paketa anti-shpifje e propozuar nga qeveria, ka deklaruar se projektligji është një përpjekje e Ramës për të censuruar mediat online dhe kritikët e paktë që kanë mbetur ndaj qeverisë së tij.

Nuk jam shumë i shqetësuar për pasojat direkte të këtij ligji, sepse mendoj deri diku se ky ligj ose do të zbutet, ose do të tërhiqet, ose do të zvarritet. Por, ajo që është e qartë, është se ka një përpjekje të qëllimtë dhe sistematike të kryeministrit për të mbyllur disa zëra, të cilët informojnë ose bëjnë analiza të cilat nuk i shkojnë për shtat kryeministrit.

Këto janë disa portale të reja, disa inisiativa të reja, të cilat janë mediat më pak të fuqishme nga ana financiare. Po ta shohësh pjesën tjetër të mediave, shumica e mediave, të gjitha mediat kryesore në vend, janë të financuara dhe mbahen ne jetë nga qeveria. Ose përmes subvencionimeve dhe financimeve direkte, përmes reklamave dhe kontratave direkte me qeverinë. Ose sepse mbas tyre ka biznese të cilat jetojnë me koncesione, kontrata dhe leje të cilat i jep qeveia.

Pra, ka komplet median tradicionale dhe shqetësimi i tij është që, dikush, diku, thotë disa të vërteta të cilat atij nuk i pelqejnë.  E gjithë kjo tentativë bëhet për të mbyllur gojën. Më shumë se sa ai mund të dojë që t’i cojë gjërat në gjyq, megjithëse ka treguar kohët e fundit se ai ka një kapacitet të madh për të shkuar në gjyq, mund të ketë deri sot rreth 50 padi civile ndaj politikanëve, gazetarëve. Në këtë tavolinë, jemi 5 veta dhe janë 4 padi.  Problemi kryesor këtu është problemi i pushteteve. Pushtetet tradicionale, që janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, zoti Rama i ka kapur. Media që konsiderohet si pushteti i katërt, e ka kapur edhe atë. Atë pjesë të medias që nuk kontrollon mundohet ta sulmojë. Është një presion për të të detyruar drejt vetë-censurimit, sepse nëse dënohesh me dhjetë million, ndoshta ai nuk do ketë nevojë të të çojë në gjykatë sepse do vetë-censurohesh”.

Sejamini u shpreh se propozimi i qeverisë për të vendosur një pullë (pop-up), në ballinën e një portali, se ky portal ka kryer shpifje, është e ngjashme me damkosjen e hebrenjve nga nazistët, të cilët i detyronin të mbanin yllin e Davidid kur ecnin në rrugë. Sipas Sejaminit, ky propozim i qeverisë Rama, vjen si pasojë e mentalitetit nazist.

E di kush është krahasimi më i saktë me këtë gjë, është nazizmi. Të gjithë hebrenjtë u detyruan që të mbanin shenjën, në xhaketën e tyre të vinin yllin e Davidit. Ata nuk mund të udhëtonin në qytet pa yllin e Davidit. Kjo është tamam mentalitet nazist, që ai do ta përdorë”, u shpreh Sejamini.

/TPZ.al/

More in KRYESORE, LAJME
Albana Vokshi: Nenet e projektligjit për mediat online, janë rakordouar me idetë që ka në kokë Edi Rama

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar paketa anti-shpifje...

Close