X

Paketa anti-shpifje e Edi Ramës/ Erebara: Nuk ka ligj të tillë në Europë, gjendet vetëm në Rusi dhe Bjellorusi



Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është diskutuar lidhur me projektligjin për mediat online të miratuar nga qeveria, por që ende nuk ka vajtur në parlament.

Erebara tha se një ligj i tillë, nuk ekziston në asnjë vend europian, por vetëm në Rusi dhe Bjellorusi dhe se pretendimi i qeverisë se është frymëzuar nga një model kroat, është i pavërtetë.
Ndërsa Neritan Sejamini, u shpreh se qeveria shpesh flet në emër të Europës dhe përvetëson vlerat e BE-së dhe SHBA-së, si një fasadë, duke përdorur disa individë lokalë që mund të bien dakord me qeverinë, për cështje të caktuara.

Gjergj Erebara : Qeveria e ka prezantuar sikur është frymëzuar nga ky shembulli kroat, por ky shembull nga ku është frymëzuar qeveria nuk ekziston. Ky është një ligj i paprecedënt në truallin Europian. Vendi më i afërt që ka ligje të tilla, është Rusia dhe Bjellorusia. Nuk ka në vendet normale ligje të tilla.  Në vendet normale, media është e vetë-rregulluar.

Neritan Sejamini: Meqë po flasim për këtë gjë, ka një gjë që e ndeshim edhe në reformën ne drejtësi. Të gjithë këto gjëra bëhen në emër të Evropës. E patë ministren që tha jemi konsultuar me Evropën, në emër të Evropës. Këta kanë filluar të ngatërrojnë diçka, vlerat europiane dhe amerikane, me disa konsultime teknike që mund të bëjnë me dikë. Jam i bindur që edhe për këtë ligj ata mund të kenë marrë mendimet e dy-tre, individëve, por zor se mund të thuash se ky ligj është ligj i mbështetur nga Evropa apo Amerika.

/TPZ.AL/

More in AKTUALITET, LAJME
Video e Metës me tifozët e Celtic, ‘The Times’: U bashkua grupit të Snoop Dogg dhe Jannifer Love

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë në një postim në Facebook, shfaqej me një grup tifozësh të klubit skocez,...

Close