X

Merkato televizive, Bes Kallaku zë vendin e Ermal Mamaqit në Tv Klan, rikthehet edhe Marina Vjollca!


Merkatoja e sezonit të ri televiziv duket se qenka hapur më herët se vitet e kaluara. Muajin që lamë pas Indeksonline mësoi se Ermal Mamaqi largohet këtë shtator nga televizioni.

Klan drejt një tjetër televizioni… me gjasë drejt Top Channel. Nëse një program largohet, vjen një tjetër zëvendësues.

Burime për Indeksonline kanë rrëfyer se Bes Kallaku do të vijë sërish këtë sezon televiziv me një program të tijin, në prime time bashkë me Olsi Bylykun. Programi i aktorit të mirënjohur pritet të jetë në orën 20:00.

Ndërkohë që do të pasohet nga Duplexi i Turjan Hyskos, i cili do të spostohet në kohë. Asi nën mëngë i Besit është Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në nj emision që do të ketë risi dhe prurje në përmbajtje.

Stafi i BE Caffe, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e show-t të ri që pritet të nisë në tv Klan.

Shpresojmë që grupit t’u ecin planet në vijë dhe në shtator të na surprizojnë… siç bënë me BE Caffe./Indeksonline

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Ingrit Gjoni organizoi një super festë ku dolën dhe pamje nga vila luksoze e saj në plazh

Ingrid Gjoni, ka zbuluar së fundmi me anë të një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale një prej...

Close